RTSH 24 Live

Art

"Para Perëndimit” e nobelistit Gerhart Hauptmann në Teatrin e Metropolit

06/04/2024

"Para Perëndimit” e nobelistit Gerhart Hauptmann në Teatrin e Metropolit

Teatri Metropol ka sjellë premierën e tij më të re. "Para Perëndimit”. Një kast i madh aktorësh ka sjellë këtë vepër, e cila ka mbajtur të mbërthyer spektatorin për 145 minuta. 

Në qendër të veprës është një katastrofë familjare në sfondin e një bote të trazuar. Drama Gerhart Hauptmann, na jep një mundësi për të shqyrtuar vendin e individit në botën bashkëkohore. 

A janë zgjedhjet e tij të lira apo të kontrolluara?Para Perëndimit” përqendrohet në dramën e “mungesës së lirisë” me të cilën përballet 70-vjeçari Matthais Clausen.
 
3 vite pas vdekjes së gruas së tij, ai bie në dashuri me një vajzë të re Inken, por që pengohet nga të gjitha anët prej atyre që e rrethojnë, mbi të gjitha familja e tij që e sheh këtë histori dashurie si kërcënim të trashëgimisë financiare dhe shpirtërore të familjes

Me regji të Andia Xhungës e Indrit Cobanit, vepra bashkon në skenë, më se 20 aktorë të disa brezave duke i dhënë jetë veprës së nobelistit Hauptman.

/ rtsh.al /