101 shkolla publike dhe jo publike të bashkisë Shkodër më 30 nentor do të jenë gati për mësimin e alternuar:.
Gjatë këtyre ditëve po evidentohen kapacitetet që kanë jo vetëm shkollat, por edhe familjet shkodrane për të aksesuar në procesin online:
Fëmijët nuk janë dakord me këtë formë të procesit mësimor, pasi sipas tyre mësimi me prezencë fizike në shkollë, është shumë i rëndësishëm në procesin e të nxënit. Ndërsa të tjerë thone se në shtëpi nuk kanë tablet apo internet për t'u bërë pjesë e mesimit online
Zyra Arsimore në Shkoder thotë se janë siguruar tabletë vetëm për klasat kolektive. Ndonëse ende nuk janë detajuar mënyrat e zhvillimit të procesit mësimor, ajo që pritet të nisë javën e ardhshme është mësimi i kombinuar; një javë në klasë dhe një javë online.
Aktualitet
Shkodra gati për mësimin e kombinuar
26/11/2020