RTSH 24 Live

Aktualitet

Shiste kokainë në zonën e Kombinatit, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

30/05/2024

Shiste kokainë në zonën e Kombinatit, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së kryeqytetit pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se gjatë kontrollit të banesës së 40-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua kokainë e ndarë në doza e gati për shitje.

40-vjeçari pasi siguronte lëndën narkotike në sasi, e ndante në doza dhe e shiste në lagje të ndryshme në Kombinat.

Komisariati i Policisë Nr. 6 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "White". 

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi R. H., 40 vjeç, banues në Kombinat, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Gjatë kontrollit të banesës së 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/