RTSH 24 Live

Sport

Sherri: Shpresojmë që këtë verë do të kemi një dasmë

28/05/2024

Sherri: Shpresojmë që këtë verë do të kemi një dasmë

Portieri i Egnatias i cili fitoi Kupën e Shqipërisë dhe Superioren ka rrëfyer momentet e veçanta të propozimit të dashurës së tij për martesë.

Ai tha se ishte diçka e papritur për të dashurën e tij dhe vendosi ta realizojë në ndeshjen e fundit të kategorisë Superiore ku edhe Egnatia u shpall kampion.

Nuk doja të mendoja pjesën tjetër, tani që e mendoj me ftohtësi besoj se nuk do të kishte sens  që ta mbanim në atë moment dhe do prisja finalen e titullit kampion. Deri ditën e ndeshjes nuk e ka pasur idenë sepse një ditë para po më dërgonte modele unazash ose fustane, domethënë komplet pa lidhje. Atë ditë në fushë po më thoshte; pse na rrethojnë të gjithë sikur do të më propozosh për martesë. E dija që nuk e kishte dijeninë se çfarë do të ndodhte. Me të kam bërë shaka gjithmonë me këtë pjesën e propozimit sepse i thosha; kësmet, kushedi kur...”, tha Sherri për emisionin “Jetë Shqiptare”.

Sherri premtoi se këtë verë ai do të kurorëzojë lidhjen e tij në martesë.

Pak i papërgatitur sepse e doja shumë titullin kampion por që është një rrëmujë e madhe. Edhe propozimi ishte diçka e pamenduar.

Fakti që dolëm në finalen e Kupës, e kisha në kohë më parë në mendje, por gjeta momentin e përshtatshëm. Nuk doja nga njëra anë që të bëhej diçka e madhe ta merrnin vesh shumë njerëz. Tani më duket sikur do ju ftoj të gjithëve në dasmë. Shpresoj që këtë verë ta bëjmë një dasmë. Ta kurorëzojmë”, u shpreh portieri Sherri.

/rtsh.al/