RTSH 24 Live

Politikë

Sherr/ Sulo: Në Himarë s'ka tension etnik. Zekthi: Greqia e politizoi, e bëri zonë minoritare

29/03/2024

Sherr/ Sulo: Në Himarë s'ka tension etnik. Zekthi: Greqia e politizoi, e bëri zonë minoritare

Në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, ka pasur një debat mes dy analistëve të pranishëm në studio, Fitim Zekthi dhe Arjon Sulo, lidhur me situatën në Himarë, ku pretendimet mes palëve lidheshin me faktin nëse kishte apo jo tensione etnike dhe nëse ishte Greqia ajo që e politizoi situatën.

Sipas Sulos, të themi se kishim një përballje mes nacionalizmit grek, të cilit iu kundërvua patriotizmi shqiptar, është diçka që nuk qëndron si çështje.

“Minoriteti në Himarë nuk krahasohet me popullsitë tjera. Origjina e tyre greke është një çështje e gjerë. Beleri s’duhej të kandidonte, por nuk them se e bën grekët. Nuk ka tensione etnike. Akuzat janë bërë klishe. E politizoj Rama. Gjithë lejet miliona euro të krimi i jep kryeministri. Ky është çelësi.”, tha Sulo.

Ndërsa analisti Zekthi replikoi me Sulon duke thënë se çështja u politizua nga ana e Greqisë.     

/rtsh.al/