RTSH 24 Live

Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Berat pas gërvishtjes së makinës, tre të plagosur

31/03/2024

Sherr mes të rinjve në Berat pas gërvishtjes së makinës, tre të plagosur

Tre të rinj janë plagosur mbrëmjen e sotme në Berat. Ngjarja ndodhi në lagjen "Uznovë", në dalje të qytetit të Beratit, ku të rinjtë kanë prekur makinat e tyre, të cilat janë gërvishtur.

Pas kësaj janë përleshur, ku kanë qenë dy vëllezërit Donald dhe Denis Destani, përkatësisht 29 dhe 25-vjeç, të cilët pasi kanë zbritur nga mjeti i tyre kanë thyer me leva xhamat e automjetit të shtetasit Xhuljano Hyraj, 27-vjeç, automjetit tip Ford Fokus me targa AA 562 CS.

Kjo ka bërë që të rinjtë të konfliktohen me thika e leva, ku kanë mbetur të plagosur të tre. Përkatësisht Donald Destani ka marrë plagë thike në shpatull, ndërsa Xhuljano Hyraj ka marrë goditje me levë në kokë.

Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Pas mjekimit, ata do shoqërohen në Komisariatin e Policisë Berat, ku do të merren në pyetje në lidhje me ngjarjen.

/rtsh.al/