RTSH 24 Live

Botë

SHBA shkatërron shtatë radarë që ndihmonin rebelët Houthi të godisnin anijet tregtare

15/06/2024

SHBA shkatërron shtatë radarë që ndihmonin rebelët Houthi të godisnin anijet tregtare

Ushtria amerikane njoftoi se kishte shkatërruar dy anije pa pilot që i përkisnin Houthive të Jemenit në Detin e Kuq, si dhe 7 radarë që ndihmonin rebelët të godisnin anijet, në një kohë kur sulmet nga grupi Houthi janë duke u intensifikuar.

Në një deklaratë, komanda e ushtrisë amerikane në Lindjen e Mesme (Centcom) tha se ”kishte shkatërruar shtatë radarë që ndihmonn Houthi të sulmonte anijet dhe të rrezikonin transportin tregtar”.

“U përcaktua se këto sisteme përbënin një kërcënim të menjëhershëm për SHBA-në, forcat e koalicionit dhe transportin tregtar në rajon”, tha Centcom në një deklaratë.

Sulmet rebele nxitën forcat amerikane dhe britanike të sulmojnë dhe të formojnë një koalicion ndërkombëtar për të mbrojtur korsitë e transportit detar përmes Gjirit të Adenit dhe Detit të Kuq. 

/ rtsh.al /