RTSH 24 Live

Botë

SHBA ripërcakton zyrtarisht Houthit si organizatë terroriste: Po rrezikon sigurinë tregtare globale

3 orë para

SHBA ripërcakton zyrtarisht Houthit si organizatë terroriste: Po rrezikon sigurinë tregtare globale

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ripërcaktuar lëvizjen Houthi të Jemenit si “organizatë terroriste”. Në njoftimin zyrtar të SHBA-ve, sekretarit Amerikan i Shtetit Marco Rubio ka bërë të ditur vendimin duke theksuar se kjo është në përputhje me qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump, tre ditë pas marrjes së detyrës, muajin e kaluar.

Referuar këtij vendimi, parashikohen masa më të ashpra ekonomike sesa ato që kishte aplikuar administrata e Joe Biden për grupin e lidhur me Iranin, i njohur zyrtarisht si “Ansar Allah”.

Sot, Departamenti i Shtetit po përmbush një nga premtimet e para të Presidentit Trump pas marrjes së detyrës dhe jam i kënaqur të njoftoj përcaktimin e Ansarallah nga Departamenti, të quajtur zakonisht Huthi, si një organizatë terroriste, e huaj.

Siç parashtroi Presidenti Trump në Urdhrin Ekzekutiv 14175, “aktivitetet e Houthis kërcënojnë sigurinë e civilëve dhe personelit amerikan në Lindjen e Mesme, sigurinë e partnerëve tanë më të afërt rajonalë dhe stabilitetin e tregtisë globale detare”.

Që nga viti 2023, Houthit kanë nisur qindra sulme kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, si dhe ndaj anëtarëve të shërbimit amerikan që mbrojnë lirinë e lundrimit dhe partnerëve tanë rajonalë. Kohët e fundit, Houthis nuk goditën anijet me flamuj kinez ndërsa kanë targetuar anijet amerikane dhe aleate. Më vete, Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë asnjë vend që të angazhohet me organizata terroriste si Houthis në emër të ushtrimit të biznesit legjitim ndërkombëtar.

Veprimi i sotëm i ndërmarrë nga Departamenti i Shtetit tregon përkushtimin e administratës Trump për të mbrojtur interesat tona të sigurisë kombëtare, sigurinë e popullit amerikan dhe sigurinë e Shteteve të Bashkuara. Emërtimet terroriste luajnë një rol kritik në luftën tonë kundër terrorizmit dhe janë një mënyrë efektive për të kufizuar mbështetjen për aktivitetet terroriste”, thekson në deklaratën e tij Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio, publikuar në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ky vendim vjen si përgjigje të sulmeve të këtij grupi ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe kundër anijeve luftarake amerikane që mbronin pikën kritike të hapësirës detare.

Në fillim të mandatit të tij presidencial në vitin 2021, Biden hoqi përcaktimin ‘terrorist’ që u aplikua nga Trump gjatë mandatit të tij të parë, duke synuar të adresonte shqetësimet humanitare brenda Jemenit.

I përballuar me sulmet në Detin e Kuq, Biden vitin e kaluar e caktoi grupin si organizatë "Terroriste Globale të Përcaktuar Speciale". Ndërsa sot SHBA e ka ripërcaktuar si organizatë terroriste” duke parashikuar masa më të ashpra.

/rtsh.al/