RTSH 24 Live

Aktualitet

Shantazhi në rrjetet sociale që çoi në vetëvrasjen e së resë, ndalohet autori. Balla: Asnjë tolerim

12/02/2024

Shantazhi në rrjetet sociale që çoi në vetëvrasjen e së resë, ndalohet autori. Balla: Asnjë tolerim

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar mbi ndalimin e një personi i cili dyshohet se ka ushtruar shantazh dhe dhunë me bazë gjinore në rrjetet sociale që çoi në vetëvrasjen e një 27-vjeçareje.

Balla ka kërkuar që ndryshimet ligjore për adresimin e rreziqeve të dhunës on-line duhet të miratohen sa më shpejt.

Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar për shantazh dhe dhunë me bazë gjinore në rrjetet sociale me pasojë të rënda për jetën e një shtetasje. I kam kërkuar Policisë së Shtetit të rrisim forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave në të gjitha, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën! Gjithashtu ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës on-line, duhet të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt.

#AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!”, tha Balla.

Një person është ndaliuar nga policia, pasi dyshohet se ka shpërndarë në rrjete sociale foton intime me një 27-vjeçare, veprim ky që çoi në vetëvrasjen e së resë.

/rtsh.al/