RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti i paqëndrueshëm dhe reshje shiu në vend

6 orë para

Moti i paqëndrueshëm dhe reshje shiu në vend

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh kryesisht në jug e në qendër të territorit gjatë orëve të mesditës.

Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në veri e pjesërisht në qendër gjatë orëve të pasdites. Era do të fryj me drejtim juglindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare 12 m/s ndërsa në lugina dhe bregdet ka fituar shpejtësi 24 m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 4-5 ballë.

Temperaturat e regjistruara:

Në zonat malore 9 deri 25 °C                                                                                                                                                         

Në zonat e ulëta 6 deri 27 °C                                                                                                                                                                

Në bregdet 14 deri 26°C

/rtsh.al/