RTSH 24 Live

Aktualitet

Censi i shpendëve, rritja e ekzemplarëve e ndikuar nga klima dhe moratoriumi

4 orë para

Censi i shpendëve, rritja e ekzemplarëve e ndikuar nga klima dhe moratoriumi

Pas përfundimit dhe daljes së rezultateve të censit të shpendëve në liqenin e Shkodrës Lumin Buna dhe territorin e Bashkisë Vau Dejës, Tonin Macaj, shef i Menaxhimit në Administratën e Zonave të Mbrojtura tregon se krahasuar me vitin e shkuar ka pasur një shtim të individëve.

Ndikim sipas tij kanë kushtet atmosferike.

Nga viti i kaluar rezultuan rreth 5 mijë individë më shumë, falë ndryshimeve klimatike”, u shpreh Tonin Macaj, Shef i menaxhimit, ADZM Shkodër.  

Sipas specialistëve pozitive shihet edhe ndalimi I gjuetisë përmes moratoriumit. Sjellja e shpendëve është tejet miqësore ndaj njerëzve.

Liqeni i Shkodrës dhe lumi Buna strehojnë rreth 50 mijë shpendë, dhe janë një pasuri e rëndësishme për turizmin. Këtë vit gjatë numërimit nuk janë konstatuar specie të reja.

Gazetar: Merisa Gjoni

/rtsh.al/