RTSH 24 Live

Sociale

Sezoni turistik në Lezhë brenda pritshmërive - Qershori 2024 më shumë turistë se në 2023

26/07/2024

Sezoni turistik në Lezhë brenda pritshmërive - Qershori 2024 më shumë turistë se në 2023

Lezha një nga atraksionet turistike të kësaj vere ka patur një sezon turistik deri më tani brenda pritshmërive.

Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë, Eueda Molla për RTSH ka treguar se Korriku ka patur një ulje të numrit të pushuesve, por është balancuar me numrin e lartë që ka pasur në qershor.

“Sy sezon ka nisur më herë se vitet e tjera sepse që në fund të majit apo qershorit ka qenë shumë më mirë se vitet e tjera. I kemi arritur pritshmëritë dhe po mendojmë që do e kalojmë vitin e kaluar”, tha Molla.

Molla ka treguar pikat që janë më të preferuar dhe se kush janë turistët që e vizitojnë më plazhet e Lezhës.

Përqindjen më të lartë e mbajnë shtetasit e Kosovës. Por këtë vit kemi parë që ka pasur një rritje të fluksit të turistëve gjerman, francez, spanjoll”, tha ajo.

Nga ana tjetër pushuesit kanë treguar se ju pëlqen Shëngjini, por ka patur një rritje të çmimeve.

Sipas të dhënave 20 përqind e hoteleve që ofrojnë shërbim gjithëpërfshirës kanë patur një rritje të prenotimeve krahasuar me sezonin e shkuar.

Ndërsa Rëra e Hedhun vijon të mbetet një nga perlat e natyrës që tërheq shume turistë.

/rtsh.al/