Pritshmëritë për sezonin e ri turistik në Sarandë besohet se do të jenë edhe më të larta nga ato të vitit 2024.
Sipas kreut të Shoqatës së Turizmit, Arben Çipa, prenotimet për sezonin e ri turistik kanë nisur dhe të gjitha strukturat akomoduese po përgatiten për të pritur turistë vendas e të huaj.
"Kanë nisur prej muajit shtator, atëherë kur ne përfundojmë kontratat me operatorët. Nëse do të kemi fatin e vitit 2024 mendoj se i gjithë tregu do të përfaqësohet me prezencë të lartë turistike," u shpreh z. Çipa.
Përvoja e vitit të kaluar, që shënoi një bum të madh të turistëve, dhe masat e marra paraprakisht mendohet se do të jenë pozitive për një sezon turistik të mbarë.
/rtsh.al/