Senati amerikan, nën drejtimin e republikanëve, konfirmoi kandidaturën e Russell Vought për Drejtor të Zyrës së Menaxhimit të Buxhetit me 53 vota pro dhe 47 kundër. Votimi për konfirmimin erdhi pas një seance maratonë, ku demokratët dhe republikanët e debatuan ashpër kandidaturën. Vought është përkrahës i reduktimit të kompetencave të Kongresit mbi paratë e taksapaguesve.
Demokratët e akuzuan Vought si një ideolog të ekstremit të djathtë dhe kritikuan mungesën e shqyrtimit të duhur të kandidaturës. Vought, që ka drejtuar këtë zyrë edhe gjatë mandatit të parë të Trump, kundërshton ligjin e vitit 1974 që ndalon presidentët të bllokojnë fondet e miratuara nga Kongresi. Gjatë seancave të konfirmimit, ai tha se ligji është antikushtetues, një qëndrim që nuk u mbështet nga disa republikanë.
Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë lëshoi një urdhër për ngrirjen e fondeve të caktuara, duke shkaktuar shqetësime për shërbimet financuara nga qeveria. Kjo veprim shkaktoi frikë se Trump mund të ndërmarrë veprime të njëanshme kundër programeve të tjera.
Demokratët lidhën Vought me "Projekti 2025", që synon mbylljen e USAID dhe largimin e prokurorëve të Departamentit të Drejtësisë. Republikanët e mbështetën Vought për përvojën e tij në menaxhimin e buxhetit dhe përpjekjet për të ulur shpenzimet qeveritare.
/rtsh.al/