RTSH 24 Live

Botë

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar zhvillon takime në Qipro

2 orë para

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar zhvillon takime në Qipro
Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey zhvilloi bisedime me homologun e tij qipriot, Vasilis Palmas në vendin ishullor të Mesdheut lindor ku Britania ka dy baza ushtarake.

Healey më herët postoi në X se forcat britanike "po luanin një rol në përpjekjet për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm në Lindjen e Mesme", por nuk dha detaje të përfshirjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Të dy zyrtarët nënvizuan nevojën për paqe dhe stabilitet dhe shprehën gatishmërinë për të ndihmuar në evakuimin e civilëve nga Libani.

/rtsh.al/