RTSH 24 Live

Botë

Meloni thirri një samit të G7 për krizën e Lindjes së Mesme

2 orë para

Meloni thirri një samit të G7 për krizën e Lindjes së Mesme

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të zhvillojë një video-konferencë të udhëheqësve të vendeve të industrializuara të Grupit të Shtatë (G7) sot për të diskutuar krizën e Lindjes së Mesme , njoftoi zyra e saj.

“Italia do të vazhdojë të bëjë përpjekje për një zgjidhje diplomatike, ndër të tjera, në cilësinë e saj si presidente e G7. Unë kam thirrur një takim në nivel liderësh për pasdite”, i tha Meloni kabinetit italian.

Italia mban presidencën e rradhës të G7, e cila përfshin Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Britaninë, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Japoninë.

 

/rtsh.al/