RTSH 24 Live

Botë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Trump nuk po tradhton Ukrainën duke kërkuar marrëveshje paqeje me Putin

6 orë para

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Trump nuk po tradhton Ukrainën duke kërkuar marrëveshje paqeje me Putin

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Pete Hegseth ka deklaruar se përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Trump për të negociuar një marrëveshje paqeje nuk janë “tradhti" ndaj ushtarëve ukrainas.

Sipas Hegseth, presidenti i SHBA është "i vetmi njeri në botë i aftë të mbledhë palët së bashku për të sjellë paqen".

Komentet vijnë pasi Trump tha se ai dhe Vladimir Putin kishin rënë dakord të fillonin negociatat për t’i dhënë fund luftës "menjëherë".

Sekretari britanik, i Mbrojtjes Xhon Helei tha se nuk do të ketë bisedime pa Ukrainën, ndërsa kreu i NATO-s, Mark Rutte deklaroi se çdo marrëveshje paqeje e rënë dakord duhet të sigurojë se Rusia nuk do të përpiqet të aneksojë më shumë tokë ukrainase në të ardhmen.

Rusia nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

/rtsh.al/