Hamasi ka deklaruar se do të vazhdojë t'i përmbahet marrëveshjes së armëpushimit që ka lidhur me Izraelin, me kushtin që kjo e fundit të respektojë edhe angazhimet e saj.
Hamasi konfirmon gjithashtu se do t'i lirojë të burgosurit siç ishte planifikuar, të shtunën e ardhshme.
“Ne nuk jemi të interesuar për kolapsin e marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës. Ne dëshirojmë fuqimisht zbatimin e tij dhe të sigurojmë që edhe Izraeli të përputhet plotësisht me të", tha më herët në një deklaratë Abdel Latif al-Qanu, një zëdhënës i lëvizjes palestineze ndërsa theksoi se “Gjuha e kërcënimeve dhe frikësimit të përdorur nga Trump dhe Netanyahu nuk i shërben zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit”.
"Ndërmjetësuesit po ushtrojnë presion që marrëveshja të zbatohet plotësisht, të sigurojnë që Izraeli t'i përmbahet një protokolli humanitar dhe të rifillojë shkëmbimet e pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza dhe të burgosurit palestinezë të mbajtur nga Izraeli të shtunën, tha Hamasi në një deklaratë.
Marrëveshja e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit ka qenë nën kërcënim ditët e fundit dy ditë më parë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi se nëse lëvizja palestineze nuk liron pengjet izraelite të shtunën, siç ishte planifikuar, ushtria izraelite mund të rifillojë operacionet e saj në Gaza.
/rtsh.al/