RTSH 24 Live

Kulturë

Sandër Ruçi, recital në teatrin “Migjeni”, shfaqja e 15-të e aktorit që prej vitesh jeton në SHBA

25/11/2022

Sandër Ruçi, recital në teatrin “Migjeni”, shfaqja e 15-të e aktorit që prej vitesh jeton në SHBA

Një natë spektakolare ishte ajo që përjetuan spektatorët e teatrit "Migjeni" në recitalin e artistit shkodran Sandër Ruçi. Ndonëse pa kaluar ende një javë nga festivali i "Luleborës", salla e teatrit ishte sërish e mbushur me një publik që kishte vendosur të harronte ditët e vështira me situatën e përmbytjes.

Një variete që përmbante humorin e hollë dhe thumbues e përgatitur dhe e kuruar në çdo detaj nga vetë aktori Sandër Ruçi e që sollën të qeshura përmes dialogjeve dhe batutave, këngët e kënduara prej artistëve të rinj të qytetit e bënë të larmishme këtë natë.

Recitali "Lezet n'pushtet" është i XV për aktorin Sandër Ruçi, i cili ndihet mirë kur shikon se si humorin po ja përçon edhe brezave të rinj të Shkodrës dhe thotë se ky recital ishte edhe një mesazh për ata që nuk vlerësojnë sa duhet artistët me kontribut të madh në skenë.

Edhe disa prej protagonistëve të recitalit ndihen falenderues për këtë bashkëpunim me aktorin e njohur.

Mjeshtri i Madh Sandër Ruçi ndonëse prej vitesh jeton në SHBA, ai asnjëherë nuk i ka shkëputur lidhjet me qytetin e tij Shkodrën ndërsa dyert e teatrit "Migjeni" do të jenë të hapura edhe sonte për të mirëpritur natën e dytë të recitalit "Lezet n'pushtet".

/rtsh/