RTSH 24 Live

Botë

Samiti i udhëheqësve të BE-së, në axhendë edhe ndarja e posteve kyçe

27/06/2024

Samiti i udhëheqësve të BE-së, në axhendë edhe ndarja e posteve kyçe

Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të BE-së ndodhen të enjten në Bruskel për të marrë pjesë në samitin e tyre dyditor, ku do të diskutojnë një sërë çështjesh, si agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës në të gjitha dimensionet e tij, mënyrat për t’i dhënë fund krizës në Rripin e gazës, aftësitë mbrojtëse të bllokut, migracioni apo edhe adresimi i aktiviteteve hibride që shenjtërojnë BE-në, vendet anëtare dhe partnerët.

Një tjetër çështje që është në agjendën e liderëve evropianë është edhe situata në Gjeorgji dhe qëndrimi i BE-së, veçanërisht për sa i përket ligjit për agjentët e huaj. Ky samit ndërkohë do të jetë i fundit për kryeministrin në detyrë të Holandës Mark Rutte, e cili është emëruar sekretar i Përgjegjshëm i NATO-s pasi 32 vendet anëtare ranë dakord që ai të zëvendësojë Jens Stoltenberg të cilit I mbaron mandate në datën 1 tetor. 

Samit pritet të përcaktojë edhe se kush do të drejtojë komisionin evropian, këshillin por edhe se kush do të jetë përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme. Të martën, gjashtë udhëheqës të tre grupimeve politike që kanë 55 për qind të vendeve në parlamentin evropian, ranë dakord që Ursula Von der Leyenit nga partitë popullore evropiane t’i jepet një mandat i dytë në krye të organit ekzekutiv të bllokut, Antonio Kosta nga aleanca e socialistëve dhe demokratëve të zëvendësojë Charles Michel në krye të këshillit evropian ndërsa estonezja Kaja kallas nga liberalët e rinovoni Evropën të zëvendësojë Josep Borrell duke u bërë kryediplomatja e bllokut.

Megjithatë diskutimi për këto emra nuk pritet të jetë I lehtë, pasi kryeministrja italiane Xhorxha Meloni nuk e ka pritur mirë faktin që grupi I saj politik nuk u përfshi në bisedime, pavarësisht peshës që tashmë ka në parlament. Edhe euroskeptiku tjetër Kryeministri Hungarez Viktor Orban pritet të paraqesë kundërshtinë e tij për emrat, pasi është shprehur se pakti mes tre grupimeve ka mbjellë farat e përçarjes në bllok.

/RTSH/