RTSH 24 Live

Botë

Iran, më 5 korrik raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale 

29/06/2024

Iran, më 5 korrik raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale 

Komisioni zgjedhor në Iran njoftoi rezultatet  për president në Iran. Asnjë nga kandidatët nuk mori votat e mjaftueshme që në raundin e parë. 

Masud Pezeshkian në raundin e parë fitoi 42.5 për qind të votave, ndërsa Saeed Jalili 38.6 për qind. Këta  ishin kandidaët më përqindjen më të madhe të votave. 

Pjesmarrja në zgjedhje ishte e ulët, vetëm 40%.  Ata do të përballen në balotazh me 5 korrik ku dhe do të zgjidhet Presidenti i ri. Në garë ishin dhe 2 kandidatë të tjerë. 

Të katërt kandidatët përpara zgjedhjeve u miratuan nga Këshilli i gardës, një organ kushtetues nën ndikimin e liderit suprem të Iranit  Ajatollah Ali Khamenei. 

Rezultati i zgjedhjeve për President nuk pritet të sjellë ndryshime të mëdha, pasi për politikat e rëndësishme vendimet i merr lideri suprem, por mund të ketë ndikim se kush do ta pasojë atë. 

Ajatollah Ali Khamenei është lider suprem i vendit që nga viti 1989. 

Zgjedhjet në Iran  po mbahen pas vdekjes në një aksident ajror të ish Presidentit Ebrahim Raisi.

/ rtsh.al /