RTSH 24 Live

Botë

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të palestinezëve nga Khan Younis

01/07/2024

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të palestinezëve nga Khan Younis

Ushtria izraelite urdhëroi evakuimin masiv të palestinezëve nga pjesa më e madhe e Khan Younis si shenjë se trupat ka të ngjarë të nisin një sulm të ri tokësor në qytetin e dytë më të madh të Rripit të Gazës.

Urdhri izraelit ndaj palestinezëve në Khan Younis do të jetë i fundit nga sulmet e përsëritura të Izraelit në pjesë të Gazës që ajo ka pushtuar tashmë gjatë tetë muajve të fundit, duke ndjekur militantët e Hamasit ndërsa ata rigrupohen.

Pjesa më e madhe e Khan Younis ishte shkatërruar tashmë në një sulm të gjatë në fillim të këtij viti, por një numër i madh palestinezësh janë kthyer që atëherë për t'i shpëtuar një ofensive tjetër izraelite në qytetin më jugor të Gazës, Rafah.

Thirrja e evakuimit është bërë ndaj gjithë gjysmën lindore të Khan Younis dhe zonat përreth.

Javën e kaluar, ushtria urdhëroi një evakuim të ngjashëm nga distrikti verior i Gazës, Shujaiya, ku ka pasur luftime intensive që nga ajo kohë.

Urdhri erdhi pasi Izraeli liroi drejtorin e spitalit kryesor të Gazës, pasi e mbajti atë për shtatë muaj pa akuzë ose gjyq mbi akuzat se objekti ishte përdorur si qendër komanduese e Hamasit. Ai tha se ai dhe të burgosurit e tjerë u mbajtën në kushte të vështira dhe u torturuan.

Vendimi për lirimin e Mohammed Abu Selmias ngriti pikëpyetje mbi pretendimet e Izraelit rreth spitalit Shifa, të cilin forcat izraelite e kanë bastisur dy herë që nga fillimi i luftës gati nëntë-mujore me Hamasin.

/rtsh.al/