RTSH 24 Live

Botë

Bajden në vështirësi, presidenti po përballet me kritika të mëdha pas debatit me Trump

03/07/2024

Bajden në vështirësi, presidenti po përballet me kritika të mëdha pas debatit me Trump

Në një shkrim prestigjiozja amerikane The Nju Jork Tajms shkruan se presidenti amerikan Xho  Bajden në një komunikim me një aleat të tij të ngushtë, emri i të cilit nuk bëhet publik, ka pranuar se po përballet me shumë vështirësi për të ri konfirmuar kandidaturën pas debatit katastrofik të javës së kaluar. Bajden thuhet në shkrim kishte theksuar se paraqitjet e ardhshme në publik  janë shumë të rëndësishme për të, duke përfshirë një intervistë të planifikuar për të premten në ABC Neës dhe ndalesën e ardhshme të fushatës në Pensilvani dhe Ëisconsin.

Personi që deklaroi se preferonte të qëndronte në kushte anonimiteti. Megjithatë, Andreë Bates, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, tha se pretendimi ishte "absolutisht i rremë". Pas dështimin në debatin me ish presidentin Donald Tramp ka pasur shumë diskutime nëse presidenti Bajden është i aftë të rifitojë pikë në syrin e votuesve amerikanë. Një sondazh i CBS Neës të mërkurën tregoi se ish-presidenti Donald J. Tramp ishte përpara presidentit Bajden që nga debati duke marrë 50 për qind të votave kundrejt në 48 për qind sa kishin votuar për Bajden.

Shumë aleatë të Bajden kanë theksuar se ai është i vetëdijshëm për rrugën e vështirë politike që e pret atë për të bindur votuesit, klasën politike, donatorët , ndërkohë që janë shprehur se performanca e tij në debat ishte thjesht një ditë e keqe për tu harruar.

/RTSH/