RTSH 24 Live

Botë

Armëpushimi dhe lirimi i pengjeve, Izraeli dërgon ekipin negociator për diskutime me Hamasin

06/07/2024

Armëpushimi dhe lirimi i pengjeve, Izraeli dërgon ekipin negociator për diskutime me Hamasin

Izraeli do të dërgojë një ekip negociatorësh për të diskutuar arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve të Hamasit. Ka qenë kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, i cili ka dhënë dritën jeshile për të dërguar delegacionin për bisedime për një marrëveshje armëpushimi me Hamasin dhe lirimin e pengjeve.

Nga ana tjetër, në Uashington, Presidenti Joe Biden përshëndeti zhvillimin e fundit të ngjarjeve.

Gatishmëria e Izraelit për të marrë pjesë në negociata, të cilat ka gjasa të zhvillohen në Egjipt ose Katar, erdhi vetëm 24 orë pasi ndërmjetësit e Katarit dhe Egjiptit, të mbështetur nga SHBA, u përgjigjë pozitivisht bashkë me Hamasin ndaj një marrëveshjeje të propozuar ndaj Izraelit.

Lajmet e televizionit shtetëror të Izraelit raportuan për optimizëm në Jerusalem mbi perspektivat e arritjes së një marrëveshjeje, duke e konsideruar përgjigjen e Hamasit si “më të mirën” që nga fillimi i bisedimeve indirekte.

Kjo shënon një shtysë tjetër për të negociuar mbi përfundimin e konfliktit 9-mujor, i cili ka rezultuar në vdekjen e më shumë se 38 mijë palestinezëve në enklavën e shkatërruar.

Izraeli nisi ofensivën në Rripin e Gazës pas sulmit të Hamasit përmes Izraelit jugor vitin e kaluar, gjatë të cilit rreth 1200 njerëz u vranë dhe rreth 250 të tjerë u rrëmbyen.

/rtsh.al/