RTSH 24 Live

Botë

Netanjahu po ndikon në zgjedhjet e SHBA-së, Biden: Nuk e di nëse kryeministri izraelit po tenton një gjë të tillë

4 orë para

Netanjahu po ndikon në zgjedhjet e SHBA-së, Biden: Nuk e di nëse kryeministri izraelit po tenton një gjë të tillë

Presidenti Joe Biden tha se nuk e dinte nëse kryeministri i Izraelit po mbante pezull bisedimet për arritjen e paqes në Gaza për të ndikuar tek rezultati i zgjedhjeve presidenciale amerikane, duke iu përgjigjur një pyetjeje gjatë një daljeje të pa njoftuar në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë. "Asnjë administratë nuk e ka ndihmuar Izraelin më shumë se unë, asnjë. Dhe mendoj se Benjamin Netanjahu duhet ta kujtojë këtë.

Nuk e di nëse ai po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet amerikane, por nuk po e llogaris këtë”."- u tha ai gazetarëve. Disa demokratë kanë shprehur shqetësimin se Netanyahu po injoron thirrjet e presidentit amerikan për të negociuar një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve në mënyrë që të dëmtojë partinë e tyre në nëntor. Në daljen e tij të parë në sallën e shtypit në 4 vite si president, ai iu përgjigj shqetësimit se Izraeli mund të godiste fushat e naftës iraniane në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit të fundit nga Teherani.

"Nëse do të isha në vendin e tyre, do të mendoja për alternativa të tjera përveç goditjes së fushave të naftës." – tha Biden. Ndërsa Kandidati republikan për president Donald Trump tha e Izraeli duhet të godasë objektet bërthamore të Iranit në përgjigje të sulmit të fundit raketor të Republikës Islamike.

Duke folur në një takim elektoral në Karolinën e Veriut, ai iu referua një pyetjeje që i ishte bërë presidentit Biden lidhur me mundësinë që Izraeli të godasë programin bërthamor të Iranit. Duke vijuar akuzat ndaj Biden, Trump paralajmëroi se bota është në prag të Luftës së tretë Botërore. “Shumë gjëra po ndodhin shumë shpejt lufta po shpërthen kudo dhe ne kemi një president që e kalon pjesën më të madhe të kohës në plazh duke fjetur,"- tha ish-presidenti.

/RTSH/