RTSH 24 Live

Botë

Sjellja e Donald Trump, Biden: S’e di nëse zgjedhjet në nëntor do të jenë paqësore

2 orë para

Sjellja e Donald Trump, Biden: S’e di nëse zgjedhjet në nëntor do të jenë paqësore

Presidenti i SHBA Joe Biden ka deklaruar se nuk është i bindur se zgjedhjet në SHBA në muajin nëntor do të jenë për shkak të komenteve të mëparshme nga kandidati republikan Donald Trump.

Kam besim se do të jenë të lira dhe të drejta. Nuk e di nëse do të jetë paqësore. Gjërat që ka thënë Trump dhe gjërat që ai tha herën e fundit kur nuk i pëlqente rezultati i zgjedhjeve ishin shumë të rrezikshme”, u tha Biden gazetarëve teksa bëri paraqitjen e parë të presidencës së tij në dhomën e konferencës në Shtëpinë e Bardhë.

Duke folur për situatën në Lindjen e Mesme Biden tha se Izraeli të mos godasë fushat e naftës në Iran teksa më herët SHBA kundërshtoi sulmet ndaj objekteve bërthamore.

Presidenti amerikan Joe Biden nënvizoi më tej se Izraeli nuk ka vendosur ende se si do t'i përgjigjet sulmit me raketa balistike të Iranit.

“Nëse do të isha në vendin e tyre, do të mendoja për alternativa të tjera përveç goditjes së fushave të naftës”, thotë Biden gjatë një paraqitjeje të rrallë në konferencën e përditshme të shtypit të Shtëpisë së Bardhë, ku gazetarët njëri pas tjetrit i bëjnë pyetje kryesore që e shtyjnë atë të kritikojë Izraelin.

I pyetur nëse ai mendon se kryeministri Benjamin Netanyahu po refuzon marrëveshjet diplomatike në Gazë dhe Liban për të ndikuar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Biden u përgjigj duke thënë se “asnjë administratë nuk e ka ndihmuar Izraelin më shumë se unë. Asnjë, asnjë, asnjë, dhe mendoj se Bibi duhet ta mbajë mend këtë”.

Për sa i përket nëse ai po përpiqet të ndikojë në zgjedhje apo nuk e di, por nuk po llogaris në këtë”, shtoi Biden.

/rtsh.al/