RTSH 24 Live

Botë

Biden qëndron në garën presidenciale, Shtëpia e Bardhë u kundërpërgjigj spekulimeve

03/07/2024

Biden qëndron në garën presidenciale, Shtëpia e Bardhë u kundërpërgjigj spekulimeve

Presidenti i SHBA, Joe Biden nuk po shqyrton tërheqjen e kandidaturës së tij për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

"Absolutisht jo," tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre kur u pyet nëse Biden po mendonte të largohej nga fushata. Demokrati 81-vjeçar "po vazhdon fushatën e tij", shtoi ajo.

Biden pati performancë të dobët në një debat me rivalin e tij republikan Donald Trump, 78 vjeç, javën e kaluar dhe presioni mbi të u intensifikua në ditët në vijim me sondazhet që nxitën shqetësimet e demokratëve për kandidaturën e tij.

E pyetur mbi rezultatin e dobët të Biden, Jean-Pierre tha se agjenda e tij e ngjeshur, duke përfshirë dy udhëtime ndërkombëtare, dhe fakti se ai kishte qenë i ftohur natën e debatit, dhanë kontekstin për shfaqjen e debatit. Por ajo theksoi se nuk është një “justifikim”.

"Është një shpjegim, por sigurisht jo një justifikim," tha ajo./ BBC

/rtsh.al/