RTSH 24 Live

Botë

Netanjahu: Izraeli është afër eliminimit të "ushtrisë terroriste të Hamasit"

01/07/2024

Netanjahu: Izraeli është afër eliminimit të "ushtrisë terroriste të Hamasit"

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka bërë të ditur se Izraeli “po përparon drejt fazës së fundit të eliminimit të ushtrisë terroriste të Hamasit”.

Duke folur me studentët nga Kolegji i Mbrojtjes Kombëtare, ku ishin të pranishëm edhe studentë të huaj nga Gjermania, Singapori, Japonia, Italia, Çekia dhe Koreja e Jugut.

Do të ketë një vazhdim për të goditur mbetjet” shpjegon Netanyahu.

Netanjahu zotohet se Izraeli do t'i arrijë të gjitha qëllimet e tij të luftës.

Ndërkaq, ushtria izraelite u ka bërë thirrje palestinezëve në lagjet lindore të Khan Younis në Rripin jugor të Gazës që të evakuohen dhe të shkojnë drejt zonës së caktuar humanitare.

Nënkoloneli Avichay Adraee, zëdhënësi i IDF-së në gjuhën arabe, publikon një listë të zonave që duhet të evakuohen së bashku me njoftimin.

Zonat përfshijnë periferitë Khan Younis të al-Qarara dhe Bani Suheila, lagjet Abasan, qytetin Khuza'a dhe disa zona të tjera. Lëvizja vjen pasi një breshëri prej të paktën 20 raketash u hodhën këtë mëngjes nga zona Khan Younis në komunitetet kufitare izraelite.

/rtsh.al/