RTSH 24 Live

Politikë

Salianji letër nga burgu: U dënova se thash të vërtetën. Rama e bën vetë drejtësinë

13/01/2025

Salianji letër nga burgu: U dënova se thash të vërtetën. Rama e bën vetë drejtësinë

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji në një letër nga burgu, ka reaguar mbi deklaratat e djeshme (12 janar) të Kryeministrit Edi Rama mbi përfundimin e hetimeve të SPAK ndaj vëllait të tij, Olsi Rama.

Por teksa kreu i qeverisë akuzoi PD-në se ka përdorur vëllanë e tij “si mish për top” për të goditur atë, Salianji deklaroi se Rama është përsëritësi më i madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje.

Trafikantët e banditët gjithnjë kanë dashur të hyjnë në politikë, po vetem me Edi Ramen ja dolen, pasi gjetën bashkëpunetorin e duhur.

Ti je përsëritës në korrupsion. Nuk kalojnë asnjeherë 3 muaj ku një aferë e re financiare të shfaqet, për të mbuluar të vjetren.

Je perserites në mashtrime e deshtime. Mjafton të kujtojmë se premton tash 12 vjet ato për të cilat je betuar që në 2013. Ke hapur nja 5 herê negociatat, kur ato nuk ishin hapur asnjëherê.

Unë as kam pasur ndonjë dënim për shpifje, as kam pasur kurrë ndonjë denim te ndonje lloji dhe as ndonje punë me asnje institucion të drejtesise, as kam pasur as funksion dhe as kam qene në pushtet, e jo me te kem firmosur apo bere zullume si ti!

Po, kam patur dhe unë të bëj me bandite, njerëz me precedentë, por në anën tjetër, sepse i kam luftuar. Ti i bere deputetë e kryetar bashkie, unë i denoncova”, deklaroi Salianji.

Ky i fundit theksoi se është kryeministri Rama ai që vendos drejtësinë në vend, duke blerë dëshmitarët e duke dhënë vendimin.

“Sot bere mire qe i ritheksove autorësinë dhe ndonje naivi qe mendonte ndryshe, se drejtesia nuk u soll me vapor nga USA dhe as BE, por je ti qe kur burgos bandidet prej provave që sjellin partnerët, u shfajësohesh në kthina të errëta që skam çu bëj amerikaneve, e kur del ne mexhelis thua qe ti e ke drejtesine. Ashtu është e verteta! Ti e ke. Shkruan pretencën, blen deshmitarët, jep vendimin. Qelia 6 në Fier ta konfirmon autorësinë.

Denoncimi im per trafikantin nderkombetar të droges Agron Xhafaj u konfirmua edhe nga djegja qe kjo te jep ty ne fundshpine, në menyrë përëritëse”, tha Salianji.

Ish-deputeti u ndal dhe te arrestimi i tij, duke nënvizuar në letër se është i pari që dënohet për një vepër penale  se thotë të vërtetën.

Denimi im eshte faqe gjithe botes i montuar, i falsifikuar dhe duke perdorur gjithe burimet shteterore jo vetem si influence por dhe si fuqi financiare.

I pari deputet e politikan që denonem pse lam thënë të vërteten. I pari shtetas që denohem per kete veper penale. I pari qytetar qe denohet pa ligj, i pari rast ku denohesh per kallezim pa kallezuar!”, theksoi Salianji.

/rtsh.al/