RTSH 24 Live

Aktualitet

Safet Gjici përfundon në spital, la qelinë pasi vuan nga një sëmundje e rëndë

11/09/2024

Safet Gjici përfundon në spital, la qelinë pasi vuan nga një sëmundje e rëndë

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është detyruar që të lërë ambientet e qelisë ku vuan dënimin, për skandalin seksual me Alma Kaçin dhe të shtrohet në spital.

Mësohet se Gjici ndodhet në një spital privat në pavionin e Patologjisë.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e Gjicit, por momentalisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa familjarët e tij janë parë teksa kanë shkuar për të vizituar ish-kryebashkiakun në spital.

Safet Gjici u dënua në qershor përfundimisht me 4 vite e 6 muaj burg, për aferën seksuale në zyrën e bashkisë, për të cilën u prangos më 24 qershorin e vitit 2023.

Apeli i Posaçëm ndryshoi vendimin e shkallës së parë, që e kishte dënuar Gjicin me 3 vite burg për shpërdorim detyre, dhe ka dhënë dënimin tashmë me formë të prerë me 4 vite e gjysmë për veprën penale të  “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

RTSH