RTSH 24 Live

Politikë

Sa i shërben arti politikës? Ago: Kur artistët pozicionohen gabim në politikë, shkatërrojnë edhe karrierën artistike

05/03/2024

Sa i shërben arti politikës? Ago: Kur artistët pozicionohen gabim në politikë, shkatërrojnë edhe karrierën artistike

Këngëtarja dhe kantautorja Taylor Swift ka një ndikim të madh në rininë amerikane, e cila sipas mediave amerikane mund të ndikojë edhe në zgjedhjet presidenciale. Pikërisht këtë fuqi që ka arti në politikë është diskutuar edhe në “Jetë Shqiptare” në RTSH.

Analisti dhe juristi Erbi Ago tha se arti i ka dhënë gjithmonë politikës dhe anasjelltas. Megjithatë problemi mbetet se si pozicionohen këta artistë në politikë.

Sipas tij është e trishtë kur një artist pozicionohet gabim në politikë, pasi kjo më pas shkatërron edhe karrierën e tij artistike.

“Efekti i artit në ekonomi është i padiskutueshëm. Arti i ka dhënë gjithmonë politikës dhe politika artit. Kjo duhet parë me shembuj specifik dhe mbetet për t’u debatuar. Arti nxit të rinjtë të shkojnë drejt kutive të votimit. Problemi im është se nëse nja artist vendos t’i futet e rrugës së politikës nuk duhet të përdoret nga dikush. Pra pikëpyetja është nëse aktori futet me një pikësynim vetjak, apo artisti fama e tij mund të përdoret për pikësynime të caktuar për qëllime të mira apo të këqija. Nëse nuk ofron diçka personale politikës përveç marketingut dhe famës tënde që mund të bësh për një parti të caktuar atëherë po përdoresh për reklamë. Na ka ardhur keq kur personazhe të artit kur janë ngatërrua në mënyrë të gabuar dhe kur janë futur dhe kanë marrë një pozitë të gabuar të spektrit politik. Secili e ka rrugën e hapur për t’i hyrë politikës. Ajo që më tremb është që artist që nëse ka marrë gjithçka nga fusha e vetë dhe i futet politikës për një test është e rrezikshme”, tha Ago.

/rtsh.al/