RTSH 24 Live

Politikë

Shqipëria dhe Moldavia intensifikojnë marrëdhëniet 

27/04/2024

 Shqipëria dhe Moldavia intensifikojnë marrëdhëniet 

Shqipëria dhe Moldavia po intensifikojnë dialogun politik dhe bashkëpunimin dypalësh. Të shtunën Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti në një takim zëvendëskryeministren për Integrimin në Bashkimin Evropian të Moldavisë, Cristina Gherasimov, e cila po viziton Tiranën.“Diskutuam veçanërisht për bashkëpunimin në sektorin e sigurisë dhe në kuadrin e nismave ndërkombëtare dhe rajonale për stabilitet, siguri dhe paqe”, tha pas takimit ministri Hasani.

/ rtsh.al /