RTSH 24 Live

Politikë

Rama: Shqiptarët në Greqi, histori suksesi dhe qytetarie europiane

09/05/2024

Rama: Shqiptarët në Greqi, histori suksesi dhe qytetarie europiane

Kryeministri Edi Rama i ka konsideruar shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Greqi si një histori krenarie të Shqipërisë.

Teksa ka publikuar një foto të para 18 viteve më parë kur ai vizitonte shqiptarët në Athinë si kryetar i opozitës shkruan se shqiptarët janë tashmë qytetarë europianë dhe me sukses të pamohueshëm.

Shumë gjëra kanë ndryshuar në 18 vjet, por dy më të sigurtat që lidhen edhe me këto foto janë, që mua s’më ka mbetur asnjë fije floku e zezë dhe që pasi kaluan detin në këmbë si udhëtarët e paepur të rrëfimeve të lashta shqiptarët e Greqisë janë sot një histori krenarie kombëtare, qytetarie evropiane dhe suksesi të pamohueshëm. Takimi i parë me shqiptarët në Athinë, si kryetar i opozitës në vitin 2006”, shkruan Rama në rrjetin social në Facebook.

/rtsh.al/