RTSH 24 Live

Televizion

"Titan" elektrizon skenën e Eurovizion 2024! Besa Kokëdhima shkëlqen me performancën e saj

09/05/2024

"Titan" elektrizon skenën e Eurovizion 2024! Besa Kokëdhima shkëlqen me performancën e saj

Besa Kokëdhima dhuroi shumë energji dhe adrenalinë me këngën e saj “Titan” të cilën e këndoi në gjuhën angleze dhe ndezi skenën në Malmo Arena, Suedi.

Skenografia dhe veshja e këngëtares ishin një detaj shumë  i veçantë dhe i kombinuar në mënyrë perfekte për të përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në festivalin më të madh evropian Eurovision 2024.

Besa Kokëdhima është renditur e 2-ta në radhë për të performuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2024, një nga ngjarjet muzikore më të ndjekura me miliona shikues.

Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për Shqipërinë me kodin 02 për të provuar sërish emocionet e forta që përcolli Besa Kokëdhima me këngën përfaqësuese në natën finale që do të mbahet më 11 maj.

Këtë ngjarje muzikore të ndjekur në të gjithë Evropën dhe me gjerë mund ta ndiqni në një transmetim ekskluziv në RTSH1, Radio Tirana 1 dhe RTSH Muzikë.

/rtsh.al/