RTSH 24 Live

Politikë

Berisha: Rama po vjedh Shqipërinë çdo ditë, do përballet me zemërimin e opozitës

27/04/2024

Berisha: Rama po vjedh Shqipërinë çdo ditë, do përballet me zemërimin e opozitës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se mazhoranca socialiste është antishqiptare pasi sipas tij,  sot ajo  vjedh përditë qytetarët dhe po godet opozitën.

Sipas Berishës, qeveria e kryeministrit Rama do të përballet me zemërimin e opozitës. Ndërsa vuri në dukje se vendi sot përballet me një diktaturë më të keqe se ajo e vitit 1990.

Duke folur pas fjalës së Ilir Metës në protestë, Berisha u shpreh se eksponentët e mazhorancës po “shkelmojnë ligjet dhe Kushtetutën për interesat e pasurimit të tyre. Drejtues të të cilës, Edi Rama, Erion Veliaj, Taulant Balla janë simbole më të nxira të antishqiptarizmit” .

Të dashur miq, sot ne përballemi pas 32 vitesh me një diktaturë më të keqe se ajo e vitit 1990. Me një diktaturë, eksponentët e të cilës vjedhin qytetarët shqiptarë çdo ditë dhe na poshtërojnë. Eksponentët e të cilës shkelmojnë ligjet dhe Kushtetutën për interesat e pasurimit të tyre. Drejtues të të cilës, Edi Rama, Erion Veliaj, Taulant Balla janë simbole më të nxira të antishqiptarizmit.

Miqtë e mi, Shqipëria ka qindra mijëra opozitarë për të cilët kam respektin më të madh. Por çdo opozitar, çdo qytetar i këtij vendi duhet ta ketë të qartë si kristali se koha sot është e luftëtarëve.

Se koha është e guximtarëve. Se koha është e atyre që marrin vendime si Bodinaku 32 vite më parë. Se koha është e atyre që vendosin të mbrojnë dinjitetin, me çdo çmim, me çdo kusht.

Koha është e atyre që i thonë vetes, ata që po na poshtërojnë në këtë mënyrë, ata që nuk njohin kufi në armiqësinë ndaj nesh, do përballen me zemërimin tonë, zemërimin e pakufishëm, zemërimin gjer në fitore”, u shpreh Berisha.

/rtsh.al/