RTSH 24 Live

Aktualitet

Strasburgu gjeti shkelje në shkarkimin e saj nga vetingu, KPA rikthen në detyrë prokuroren Antoneta Sevdarin

10/05/2024

Strasburgu gjeti shkelje në shkarkimin e saj nga vetingu, KPA rikthen në detyrë prokuroren Antoneta Sevdarin

KLP vendosi sot (10 maj) të rikthejë në detyrë prokuroren Antoneta Sevdari. Vendimi vjen pasi atij të Gjykatës së Strasburgut që evidentoi shkelje në vendimin e shkarkimit të saj.

Kjo është hera e parë që nga nisja e Reformës në Drejtësi që një prokurore kthehet pas dy shkarkimesh nga vetingu.

Antoneta Sevdari u konfirmua në detyrë 6 vjet më parë për shkak se ishte në listën prioritare të njerëzve që do të formonin Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Por karriera e saj asokohe do të ndërpritej 7 muaj më vonë, kur në 28 shkurt 2019 me kërkesë të Komisionerit Publik, Sevdari, pas një hetimi të ri në shkallën e dytë të vettingut, u shkarkua.

Që prej asaj kohe Sevdari ka kaluar përmes një kalvari të gjatë në institucionet e vetingut, ndërsa korri një fitore në mars të vitit të kaluar kur Gjykata Evropiane e të drejtave të Njeriut deklaroi se shkarkimi i saj ishte joproporcional për shkak të një gabimi të izoluar profesional dhe për shkak të mospagimit të tatimeve nga bashkëshorti i saj për një pjesë të vogël të të ardhurave të tij.

/rtsh.al/