RTSH 24 Live

Politikë

Kongresi, Kuko: PS, një parti atraktive, të rinjtë duan të bëhen pjesë

10/05/2024

Kongresi, Kuko: PS, një parti atraktive, të rinjtë duan të bëhen pjesë

Për dy ditë me radhë, Partia Socialiste do të zgjedhë 950 delegatët e Kongresit të kësaj force politike, forumit më të lartë vendimmarrës. Sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Romina Kuko e ftuar Në RTSH24 tha se në këtë fazë është me shumë rëndësi mbarëvajtja e procesit ndërsa theksoi se ka patur shumë interes edhe nga të rinjtë.

"Kongresi do të përbëhet nga prej 950 delegatë, ku për këto kandidatura kemi 23 mijë garues. Presim një proces dinamik. PS është shumë e vërtetë me vetën dhe nuk kemi pasur kurrë fiktivitet në këtë fazë ku jemi duke zgjedhur delegatë e kongresit, të cilët janë parlamenti i PS dhe janë këta që do zgjedhin anëtarë e Asamblesë. Nuk jemi të interesuar të bëjmë asnjë lloj demostrimi force në mënyrë publike pasi është një parti që nuk ka nevojë të mbushë salla apo kuti në mënyrë fiktive.

Na intereson të kemi një proces sa më të rregullt dhe të drejt në mënyrë që të zgjedhë një kongres të zgjedhur nga njerëz që kanë aftësi organizative.  

Ka shumë të rinj që duan të jenë pjesë e PS, pasi e shohin si mundësi, ku mund të shpalosin edhe pretendimet e tyre politike. Kjo është tregues që PS është një parti atraktive edhe si një lëvizje dhe jo vetëm si një parti klishe politike”, tha Kuko.

Më 10 maj nga ora 15:00 deri në orën 19:00 hapen qendrat e votimit në 5200 organizata socialiste në Shqipëri për të votuar me parimin një anëtar një votë delegatët të cilët do i drejtohen Konresit të PS në muajin qershor, për të zgjehdur më pas Asamblenë e re dhe forumet e larta drejtuese socialiste.

/rtsh.al/