RTSH 24 Live

Politikë

Sunak bisedë telefonike me Ramën, zbardhen detaje nga diskutimet

10/05/2024

Sunak bisedë telefonike me Ramën, zbardhen detaje nga diskutimet

Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, paraditen e kësaj të premte. Lajmin e bën me dije zyra e shtypit të kryeministrit britanik, ndërsa dy liderët kanë diskutuar për marrëdhëniet e ngushta mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, duke vënë në dukje bashkëpunimin e rëndësishëm dypalësh, duke përfshirë tregtinë dhe investimet.

Sunak dhe Rama pranuan se të dy vendet duhet të bëjnë më shumë lidhur me migracionin e paligjshëm në Europë, ndërsa lidhur me këtë do të kenë edhe diskutime në takimin e Komitetit Politik Europian që pritet të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar në korrik

Kryeministri vuri në dukje progresin e fortë të bërë nëpërmjet partneritetit MB-Shqipëri për migracionin. Të dy udhëheqësit pranuan se duhet më shumë punë për t'u bërë për të trajtuar sfidën e migracionit të paligjshëm në Evropë dhe mezi prisnin ta diskutonin më tej këtë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Mbretërinë e Bashkuar në korrik”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, dy liderët diskutuan edhe lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar rëndësinë e sigurimit ët stabilitetit veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë.

Duke iu kthyer situatës në Lindjen e Mesme, ata diskutuan rëndësinë e trajtimit të rritjes së antisemitizmit në të gjithë globin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta të tolerancës dhe respektit.

/rtsh.al/