RTSH 24 Live

Sociale

Obeziteti në rritje tek fëmijët, dietologët: Shtojnë rrezikun e sëmundjeve në moshë të hershme

28/04/2024

Obeziteti në rritje tek fëmijët, dietologët: Shtojnë rrezikun e sëmundjeve në moshë të hershme

Obeziteti dhe mbipesha po rriten në mënyrë të pakontrolluar duke prekur gjithnjë e më shumë fëmijët. Konsumimi i ushqimeve të gatshme Fast Food-et, ëmbëlsirat apo ato të paketuarat janë shkaktarët kryesor të mbipeshës ndaj duhet të jenë prindërit ata që duhet të vendosin kufij në marrjen e kalorive të tepërta përmes ushqimit të shpejtë.

Dietologët sqarojnë se obeziteti tek fëmijët mund të rezultojë fatale, pasi shkakton një sërë sëmundjesh si diabeti apo dhe ato të zemrës.

Nga të dhënat e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë rezulton se në Evropë 1 në 3 fëmijë janë mbipeshë ose obezë.

Gazetare: Keti Toroveci

/rtsh.al/