RTSH 24 Live

Europë

Rusia po përgatit luftë në Ballkan? Imeri: Pranvera e ardhshme do e gjejë rajonin në vatër krize

20/11/2023

Rusia po përgatit luftë në Ballkan? Imeri: Pranvera e ardhshme do e gjejë rajonin në vatër krize

Deklarata e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për mundësinë e një lufte në Ballkan ka ndezur diskutimet në emisionin “Jetë Shqiptare”. Analisti, njëherësh profesor në Universitetin e Prishtinës, Dorajet Imeri paralajmëroi se pranvera e ardhshme do e gjejë rajonin në vatër krize.

Nuk është befasi. Rusia ka dashur në mënyrë të vazhdueshme të hapë konflikte në Ballkan për të shtyrë sa më shumë zërin e influencës perëndimore dhe Ballkani ka qenë oaz për këto projekte të Rusisë. Hapja e një konflikti do nënkuptonte se fokusi i perëndimorëve nuk do ishte vetëm në Ukrainë dhe do ishte në favor që të hapen dhe vatra të reja krizash për dinamikën e luftimeve në Ukrainë.

Prandaj me gjasë dhe veprimet e fundit në Banjskë, kanë pasur këtë qëllim, hapjen e një vatre të re krize, një fronti të ri dhe jashtë zonës momentale të influecës ruse dhe në mesin e Evropës dhe projekteve të saj europianizuese.

Ajo çfarë ka ndodhur mes Hamasit dhe Izraelit është në këtë linjë.

Situata me gjasë ka marrë një trajektore të ndryshme nga çfarë ka planifikuar Rusia por pritshmëritë janë që ndoshta pranvera e ardhshme të na gjejë në një vatër krize. Në Kosovë ka disa zëra që flasin për këtë.

Gjëja e parë është deklarata e Kryeministrit dje, i cili tregoi se pak km nga vija e kufirit me Kosovës, Serbët po riorganizohen, për të synuar një pjesë të territoreve të Kosovës.

E ardhmja e konfliktit do jetë më e zgjeruar.

Periudha e pas konfliktit do ndërtojë një proces paqeje bazuar në forcën në terren. Serbia kërkon të ketë një tension të hapur në Ballkan për të synuar ridefinim kufijsh”, tha Imeri.

Ndërsa eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Emilio Çika u shpreh se dy janë mundësitë për tensione në rajon, veriu i Kosovës dhe Republika Sërpska.

Në lidhje me deklaratën e presidenti Zelensky, Çika deklaroi se nëse janë reale shpërndahen me aleatët kryesor, por kryesisht me SHBA-BE. Ai shtoi se deklarata e Zelenskyt është mbështetur dhe nga zyrtarët evropianë.

Deklarata e presidentit ukrainas vjen në një periudhë kur konflikti ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, ende vazhdon, por vëmendja kryesore është zhvendosur drejt një konflikti të ri Izrael-Palestinë.

Edhe pse vëmendja është zhvendosur deri diku, kujdesi i SHBA-BE vijon të jetë në Ukrainë, ndonëse në publik shihet sikur vëmendja është tërhequr. Por BE ka ndërmarrë një aksion me sanksione, paketën e 12 kundrejt Federatës Ruse, duke paralajmëruar se mbështetja ndaj Ukrainës do vazhdojë.

Në lidhje me deklaratën, informacionet që ka Presidenti Zelensky nuk mund të jenë publike, nëse qëndrojnë apo jo është diçka tjetër. Nëse janë reale shpërndahen me aleatët kryesor, por kryesisht me SHBA-BE.

Kemi një qëndrim të zyrtarëve evropianë të cilët mbështesin deri në njëfarë pike deklaratën e z.Zelensky duke treguar që ndoshta kanë një bazë, ndonëse nuk kemi diçka reale për të parë në tryezat e mediave apo për të vërtetuar atë deklaratë që ka kryer.

Dy janë mundësitë për tensione në rajonin tonë, veriu i Kosovës dhe Republika Sërpska", u shpreh ai.

/rtsh.al/