RTSH 24 Live

Europë

Grevë në aeroportet e Gjermanisë, mbi 500 mijë udhëtarë të prekur nga anulimi i fluturimeve

10/03/2025

Grevë në aeroportet e Gjermanisë, mbi 500 mijë udhëtarë të prekur nga anulimi i fluturimeve

Qindra fluturime u  anuluan këtë të hënë në të gjithë Gjermaninë, pasi punonjësit e aeroporteve nisën një grevë mbarëkombëtare 24-orëshe për shkak të pagave, duke shkaktuar një pezullim masiv të fluturimeve nga 13 aeroporte.

Greva e organizuar nga sindikata “Verdi” nisi të dielën në aeroportin e Hamburgut, përpara se të zgjerohej në një grevë mbarëkombëtare edhe në aeroportet e tjera.

Pasagjerët në Frankfurt, Mynih, Dusseldorf, Berlin dhe qytete të tjera kryesore u njoftuan që të mos udhëtojnë drejt aeroporteve për shkak të grevës. Shoqata e aeroporteve paralajmëroi anulimin e mijëra fluturimeve, me mbi 500 mijë udhëtarë të prekur, ndërsa tha se greva ka paralizuar pothuajse plotësisht trafikun ajror. Kërkesat e sindikatës përfshijnë një rritje pagash prej 8% ose një shtesë prej rreth 350 eurosh në muaj për të gjithë punonjësit dhe tre ditë pushime shtesë, por punëdhënësit deri tani i kanë hedhur poshtë këto kërkesa si të papërballueshme.

/rtsh.al/