RTSH 24 Live

Muzikë

RTSH në Spotify - Hapat që duhen ndjekur për të gjetur kanalin tonë në platformë

25/04/2024

RTSH në Spotify - Hapat që duhen ndjekur për të gjetur kanalin tonë në platformë

Prej ditësh tashmë, Radiotelevizioni Shqiptar ka kanalin e vet në Spotify. Por si mund të futemi dhe të shohim prodhimet e RTSH-së në këtë platformë?

Hapim aplikacionin për celular ose faqen e Spotify në internet dhe kërkojmë për RTSH PODCAST. Me shfaqjen e logos së RTSH, na dalin të gjitha materialet e ngarkuara, si radionovelat, radiodramatizimet apo podkastet e ndryshme. Mund të klikojmë atë që dëshirojmë të dëgjojmë.

I njëjti proces funksionon edhe për festivalet muzikore të Radiotelevizionit Shqiptar. Fillimisht janë ngarkuar këngët e plota të festivalit të fundit, Fest 62, ndërkohë që në pak ditë do të ngarkohen edhe këngët e 15 festivaleve të fundit.

Duke vizituar mediet tona online do të mund të gjeni linkun përkatës, i cili ju fut menjëherë në kanalin zyrtar të RTSH-së në Spotify. Edhe në Youtube mjafton të klikoni linkun e shfaqur.

Për herë të parë Radiotelevizioni Shqiptar ka kanalin e tij në platformën Spotify. Të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen tashmë kanë mundësinë që të shohin prodhimet e RTSH, jo vetëm aktualet, por edhe ato të viteve të kaluara.

Gazetare: Katerina Kule

/rtsh.al/