RTSH 24 Live

Muzikë

RTSH hedh materialet e para në Spotify. Kanali me këngët e Fest 62, së shpejti edhe podkaste

24/04/2024

RTSH hedh materialet e para në Spotify. Kanali me këngët e Fest 62, së shpejti edhe podkaste

Vijon puna me ngarkimin e materialeve në kanalin e RTSH-së në platformën Spotify.

Nëse vizitoni sot kanalin zyrtar në Spotify, RTSH Podcast do të mund të dëgjoni këngët e plota të Festivalit të fundit të Këngës në RTSH, Fest 62, ndërkohë që në pak ditë edhe të 15 festivaleve të fundit.

Për të gjithë të apasionuarit pas Radionovelave dhe Radiodramatizimeve, aktualisht në kanal gjenden Radionovela “Dyqani i Lagjes sime”, Radiodramatizimi “Ushtari i mirë Shvejk”, ndërkohë që janë në proces dhe do te mund t’i gjeni në ditët në vazhdim edhe shumë prodhime të tjera audio që janë pjesë e fonotekës së pasur të Radio Televizionit Shqiptar.

Por mozaikut të pasur të këtij kanali nuk do t’i mungojnë as Podacastet tashmë të njohura për ju përmes transmetimit audioviziv. “Të qeshim seriozisht” nga Renada Caci, “Të gjithë jemi Tironsa” nga Rezarta Delisula, “Mjaftueshëm” nga Tiri Gjoci dhe Enkelejd Çaça,” Rap Shtet” nga Big Basta e shumë të tjera që tashmë janë dhe kanë qenë pjesë e programacionit te RTSH-së do të keni mundësinë t’i dëgjoni në vazhdim duke vizituar në Spotify, RTSH Podcast.

Gazetare: Katerina Kule

/rtsh.al/