RTSH 24 Live

Aktualitet

Rrumbullaku: Gert Shehu nuk ka qenë asnjëherë pjesë e strukturave të policisë

06/12/2022

Rrumbullaku: Gert Shehu nuk ka qenë asnjëherë pjesë e strukturave të policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka hedhur poshtë deklaratat se Gert Shehu, personi që goditi Sali Berishën, është pjesë e radhëve të policisë.

“Në lidhje me incidentin ndaj deputetit Sali Berisha, policia reagoi menjëherë për të ndaluar agresorin. Po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sulmit. Në lidhje me deklaratën ku pohohet se ai është agjent policie sqarojmë se Gert Shehu nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është agjent i policisë kriminale në asnjë strukturat të policisë së shtetit. Nuk është përdorur asnjëherë si infiltruar. Dokumenti për shëndetin mendor është dhënë për mediat nga vetë familjarët e tij.. Policia përgënjeshtron deklaratat që nuk ndihmojnë në zbardhjen e të vërtetës. Policia është e angazhuar për zbardhjen e të gjithë rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në deklaratën e kreut të Policisë së Shtetit.

Sipas tij, dokumenti që vërteton gjendjen e shëndetit mendor të shtetasit Gert Shehu, është vënë në dispozicion të medias nga vetë familjarët e të riut.

Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, deklaroi se nga burimet e ti,j personi që e goditi ka qenë agjent i policisë kriminale dhe se është kontingjent i policisë.

“Qeveria ishte bërë gati për të mashtruar dhe justifikuar aktin kriminal të një agjenti të policisë kriminale të përdorur nga Çuçi i familjes, me porosi të Edi Ramës. Ky është një akt i përgatitur nga Edi Rama, Bledi Çuçi dhe Ardi Veliu. Është me orgjinë nga Tepelena jeton në Tiranë dhe i ka shërbyer policisë kriminale tek besimtarët e xhamisë”- deklaroi Berisha. 

/rtsh.al/