RTSH 24 Live

Sociale

Rrugët e brendshme në Gjonomadh, nis sistemimi i rrugëve pas dëmtimit të pësuar nga reshjet e shiut

25/07/2024

Rrugët e brendshme në Gjonomadh, nis sistemimi i rrugëve pas dëmtimit të pësuar nga reshjet e shiut

Reshjet e shiut të rëna para disa ditësh, sollën probleme në rrugët e brendshme të fshatit Gjonomadh në Njësinë Administrative Voskopojë.

Duke qenë rrugë dheri, ato u dëmtuan dhe vështirësuan kalimin e automjeteve të banorëve. Pas ngritjes së shqetësimit, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike në bashkinë Korçë nisi ndërhyrjen për mbushjen me çakëll dhe nivelimin e tyre

Më herët në këtë fshat është ndërhyrë për asfaltimin e rrugës lidhëse të fshatit me rrugën kryesore Korçë- Voskopojë ndërsa banorët kërkojnë edhe asfaltimin e rrugës kryesore brenda fshatit.

Në fshatin Gjonomadh jetojnë rreth 250 banorë.

RTSH