RTSH 24 Live

Sociale

Rritja e çmimeve, bie numri i turistëve në Korçë

16/05/2022

Rritja e çmimeve, bie numri i turistëve në Korçë

Ndryshe nga vitet e tjera në nisje të turizmit pranveror numri i turistëve vendas që vizitojnë Korçën dhe fshatrat turistikë të juglindjes duket se ka pësuar rënie. Një gjë e tillë është vënë re në gjashtë javët e fundit ku fluksi i lëvizjeve përgjatë fundjavës ka qenë më i ulët se zakonisht. Një gjë e tillë pranohet nga operatorët turistikë që veprojnë në juglindje të vendit.

Përtej uljes së numrit të turistëve dhe rritjes së shpenzimeve, ka dhe nga ata që vijojnë të zgjedhin Korçën si vendin e duhur për të kaluar fundjavën.

Duke u nisur nga ky fakt, për të mbajtur lart numrin e rezervimeve dhe për të mos ulur më shumë numrin e vizitorëve, subjektet akomoduese në Korçë kanë mbajtur të pandryshuara çmimet. Kjo edhe përtej mundësive të tyre.

Korça vitet e fundit është ndërruar në një nga qytetet më të kërkuara si destinacion turistik jo thjesht për të kaluar fundjavën por edhe më shumë se kaq. Vetëm në pazarin e Korçës, në tre vitet e fundit janë shtuar njësitë e shërbimit dhe më kryesorja kapaciteti akomodues ka shkuar në mbi 120 vende.

/rtsh/