RTSH 24 Live

Sociale

Rritet numri i të prekurve me diabet në Elbasan, mjekët këshillojnë konsulta të vazhdueshme

11 orë para

Rritet numri i të prekurve me diabet në Elbasan, mjekët këshillojnë konsulta të vazhdueshme

Mbi 600 persona preken çdo vit nga diabeti në Elbasan. Mjekët vërejnë se, kjo sëmundje po përhapet me ritme të shpejta, duke u bërë rrezik serioz.

Shqetësues sipas mjekëve është fakti se një pjesë e atyre që janë me diabet nuk e dinë, dhe kjo e bën të vështirë si kurimin ashtu dhe parandalimin. Ndër shkaqet që diabeti po rritet ne mënyrë të frikshme është jeta sedentare dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Mjeku endokrinolog, Shefqet Deliallisi tregon se kjo sëmundje ka marrë përmasa pandemike ndërsa këshillon se një qytetar mbi 45 vjeç duhet të masë nivelin e sheqerit në gjak, e cila është një analizë e thjeshtë që e zbulon.

“Ka ndryshuar stili i jetësës, ka ndryshuar edhe mënyra e të ushqyerit, është shtuar dhjamosja dhe obeziteti. Njerëzit bëjnë më pak aktivitet fizik. Edhe personat që janë nën 45 -vjeç, njëherë në tre vjet duhet të masin nivelin e sheqerit sidomos kur kanë në familje një person me diabet, kanë tensionin e lartë, yndyrnat e larta, gratë që kanë lind fëmijë mbipeshë, të gjitha këto duhet ta bëjnë një analizë”, tha mjeku.

Shqetësim mbeten fëmije te prekur me diabet me tipin 1, ku rastet e tyre variojnë në 4-5 raste në vit.

/rtsh.al/