RTSH 24 Live

Sociale

“Ëndërr për dritë” - Bashkia Kolonjë, e para që ndez dekorin festiv të fundvitit

13 orë para

“Ëndërr për dritë” - Bashkia Kolonjë, e para që ndez dekorin festiv të fundvitit

Bashkia Kolonjë ka qenë e para në juglindje të vendit e cila ka ndezur dritat e dekorit festiv të fundvitit në sheshin “Rilindja” të qytetit të Ersekës.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë kanë qenë fëmijët me aftësi ndryshe, ata të cilët kanë bërë numërimin mbrapsht, për ndezjen e dritave shumëngjyrëshe.

Ndërkohë që kryetari i bashkisë Kolonjë, Erion Isai, është shprehur se “Ëndërr për dritë” nuk është thjesht një eveniment, por nisja e një kujdesi më specifik ndaj këtyre fëmijëve me nevoja të veçanta, të cilëve pushteti lokal do tu ofrojë më shumë shërbime.

Me sloganin “Ëndërr për dritë”, kemi zgjedhur të nisim prej sot një cikël të madh ndryshe për fëmijët me nevoja të veçanta. Ëndrrat e tyre le të jenë një dritë që do na udhëheqin të gjithë bashkë”.

Përpos ndezjes së dritave dekorative në qytetin e Ersekës do të ketë çdo natë muzikë në shesh duke ofruar një sezon festiv për banorët dhe turistët e shumtë që zgjedhin Kolonjën për fundvit.

Gazetare: E. Fili   

/rtsh.al/