Në spitalin Rajona të Kukësit një numër i larte i pacientëve po kërkojnë shërbim mjekësore sa i përket gripit sezonal gjatë kësaj periudhe . Mjeku Besnik Leshi thotë se si në urgjencën e pediatrisë po dhe tek të rriturit referuar të dhënave janë rrethe 80 pacient që marrin shërbim mjekësore.
Me nisjen e sezonit vjeshtë-dimër ka nisur edhe fushata e vaksinimit kundër gripit, një vaksinë që mbron pacientët që kanë një faktorë të lartë riskut për t’u prekur nga gripi ndaj mjeku Lleshi këshillon vaksinimin për te sëmurët kronik te moshuarit etj.
E rëndësishme gjate kësaj periudhe mbetet kontrolli mjekësore tek mjeket specialist dhe mos marrja e antibiotikëve, pa rekomandim.
Gazetare: Shkurte Elezaj
/RTSH/