RTSH 24 Live

Botë

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti, shkon në 15,865 numri i të vdekurve

09/02/2023

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti, shkon në 15,865 numri i të vdekurve

Është rritur numri i viktimave nga tërmeti apokaliptik në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë. Teksa kanë kaluar më shumë se dy ditë nga tragjedia, numri i viktimave ka shkuar në 15,865 në të dyja vendet, ku nga kjo shifër, numri i të vdekurve në Turqi ka kapur shifrën e 12,873 gjatë natës, dhe  2,992 në Siri. Ndërsa numri i të plagosurve nga tërmeti i 6 shkurtit, me magnitudë 7.8 i shkallës rihter, ka shkaktuar pothuajse 63 mijë të plagosur.

Ndërkohë mijëra të mbijetuar kanë kaluar natën e tretë në kushte ngrirjeje, me shpresën që po shuhet për shumë të bllokuar nën rrënoja.

Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka paralajmëruar se mund të ketë lëndime të konsiderueshme të shkaktuara nga temperaturat e ngrira në mesin e të mbijetuarve të tërmeteve.

BE-ja ka konfirmuar se do të dërgojë 3.5 milion € (3.1 milion £) ndihmë në Siri pas një kërkese të qeverisë për ndihmë, por tha se ndihma duhet të dërgohet si në zonat e kontrolluara nga qeveria, ashtu edhe nga rebelët.

Sakaq, Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka deklaruar se ishte e pamundur që qeveria të gjendej e përgatitej për shkallën e katastrofës, në një përgjigje ndaj kritiëve të cilët pretendojnë se përgjigja e shërbimeve të urgjencës ishte shumë e ngadaltë dhe se qeveria nuk ishte e përgatitur. Erdogan pranoi se qeveria kishte hasur disa probleme, por tha se situata tani ishte "nën kontroll".

/rtsh.al/